Nesër shënohet “Dita e drurit”
Edhe Komuna e Çairit përfshihet në aktivitetet për “Ditën e drurit”. Me këtë rast, në Çair do të mbillen 400 fidanë në oborret e shkollave, çerdheve dhe institucioneve komunale.....

Sot, kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, mbolli fidanë në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” dhe në objektin e disperzuar të USHT-së.

“Në aksionin e “Ditës së drurit” në Maqedoni, në Komunën e Çairit do t’i mbillen 400 fidanë, kryesisht do të përfshihen oborret e shkollave, çerdheve, institucioneve në Çair dhe në disa lagje të Çairit. E fillojmë këtu te “Kongresi i Manastirit” dhe USHT-ja, do të vazhdojmë nëpër institucionet tjera rreth e përqark Komunës së Çairit”- deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Njëherit, Komuna e Çairit ka organizuar transport për ditën e nesërme për të gjithë qytetarët, të cilët dëshirojnë të angazhohen për mbjelljen e fidanëve, në kuadër të “Ditës së drurit”. (Gyltene Sinani, TVM2)
