Maqedoni

Kumanovë, pas 6 dekadash rikonstruohet Qendra për Punësim

30.06.2021 14:03

Pas gjashtë dekadash është rikonstruuar objekti i Qendrës së Agjencisë për Punësim në Kumanovë....

Pas gjashtë dekadash është rikonstruuar objekti i Qendrës së Agjencisë për Punësim në Kumanovë. Me këtë ndërhyrje tani Qendra është shndërruar në një objekt modern që plotëson nevojat e shërbimeve për të papunët dhe punëdhënësit. Drejtori i kësaj qendre, Abdush Demiri, njoftoi me këtë rast edhe planet operative të programeve të ndryshme për punësim.
 
“Në vazhdim është implementimi i planit operativ të programeve dhe masave aktive  të punësimit dhe shërbimeve  të tregut të punës për vitin 2021. Gjithashtu do të doja të ftoj të papunët dhe punëdhënësit nga Kumanova që të vizitojnë Qendrën e rinovuar të punësimit dhe të informohen për mundësitë që ofron ky plan operativ dhe të aplikojnë për masat dhe programet në interes të tyre.”,- tha drejtori i APRMV-së, Abdush Demiri.
 
Rikonstruimi i Qendrës për punësim në Kumanovë është mbështetur financiarisht nga BE, nëpërmjet projektit “BE për të rinjtë”, në vlerë prej 10.294.492 denarëve.
 
FATLUM AQIFI