Maqedoni

Kërçovë, vazhdon imunizimi, rrëmujë në pikat e vaksinimit

30.06.2021 14:28

Në Kërçovë ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve, të cilët ankohen për pritjet e gjata

Në Kërçovë ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve, të cilët ankohen për pritjet e gjata dhe rrëmujat që krijohen në punktet e vaksinimit. 
 
Procesi i vaksinimit që ka filluar para dy muajsh është intensifikuar ditëve të fundit, sepse në dy punktet e vaksinimit brenda ditës vaksinohen nga 500 qytetarë, përfshirë këtu edhe ata që marrin dozën e dytë, thotë Dr. Xhabir Bajrami - drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë. Ai  u apelon qytetarëve që të respektojnë terminin e caktuar dhe të mos krijojnë rrëmuja të panevojshme.
 
Deri tani janë vaksinuar mbi 8 mijë qytetarë dhe sipas dinamikës së paraparë, deri në fund të shtatorit, do të vaksinohen të gjithë banorët e Kërçovës.
 
SHABAN DALIPI