Maqedoni

Covid-19, asnjë i shëruar dhe asnjë viktimë, 2 të infektuar

30.06.2021 15:21

Asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit, por edhe asnjë i shëruar....

Asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit, por edhe asnjë i shëruar. Nga 2.216 testime kanë rezultuar pozitivë vetëm 2 qytetarë. Të dy rastet e reja janë nga Shkupi. Aktualisht në vend ka edhe 223 raste aktive.
 
Vaksinimi ka filluar aplikimi me vaksinën “Sinovak”
 
Vazhdon procesi i imunizimit, prej kësaj të mërkure edhe me vaksinën kineze “Sinovac”, pasi e njëjta i kaloi procedurat ligjore të nevojshme. 
 
“Vaksinimi me “Sinovac” zhvillohet në tërë shtetin, përveç se në Shkup dhe Manastir, ku imunizimi do të fillojë të enjten. Kjo vaksinë te ne do të shfrytëzohet te personat mbi 18-vjeç dhe pa kufizim të moshës te personat e moshuar. Vaksina “Sinovak” rekomandohet edhe për gjidhënëset dhe shtatzënat”,- theksuan nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Numri i personave të regjistruar në ueb faqen vakcinacija.mk është 469.212. Deri të martën janë vaksinuar 321.815 qytetarë, prej të cilëve 11.220 qytetarë me dozën e parë, ndërsa 12.994 janë rivaksinuar. 
 
REJHANE BUSHI METAJ