Maqedoni
Ohri dhe Struga të mbushura gjatë fundjavëve, por brenda javës shumë pak mysafirë
30.06.2021 15:32
Ohri dhe Struga janë të mbushur me turistë gjatë fundjavave...

Ohri dhe Struga janë të mbushur me turistë gjatë fundjavave, por ditët tjera nuk ka ndonjë numër të dukshëm të mysafirëve, thonë punëtorët turistikë. Shumica e vizitorëve të huaj vijnë nga Polonia dhe Ukraina, dhe shumë pak grupe nga vendet e largëta. Punonjësit e turizmit janë të shqetësuar për vendimin e fundit nga qeveria polake për të futur karantinë për qytetarët që udhëtojnë në vendet jashtë Bashkimit Evropian. Vendimi u mor, pavarësisht nga fakti që vendi është në listën e destinacioneve të sigurta, gjë që do të zvogëlojë numrin e mysafirëve polakë në brigjet e Liqenit të Ohrit.
“Qytetarët polakë të cilët janë vaksinuar do të jenë në gjendje të udhëtojnë dhe vetëm për pjesën tjetër do të duhet teste PCR për t'u kthyer në Poloni ose do të bëjnë karantinë. Unë mendoj se BE e ka mbrojtur veten dhe dëshiron t'i mbajë mysafirët në zonën e BE.",- deklaroi operatori turistik në Ohër, Filip Stefanoski.
Edhe nga vendet fqinje nuk ka një numër të konsiderueshëm të turistëve. Megjithëse u njoftua se do të vijnë shumë mysafirë nga Serbia, operatorët turistikë thonë se një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar në Shqipëri dhe Greqi.
“Nuk janë në numrin që prisnim. Ju e dini, Greqia dhe Shqipëria janë të hapura për ta. Shumë nga shtetasit serbë janë vaksinuar dhe mund të udhëtojnë në Greqi, dhe ky është destinacioni i tyre numër një dhe kjo është arsyeja pse ata nuk janë në numër të madh në Maqedoni.",- u shpreh Stefanoski.
Ne mes të korrikut pritet të fillojnë fluturimet charter nga Holanda, por kjo ende nuk është konfirmuar sepse çdo gjë varet nga rrjedha e pandemisë dhe vendimet e qeverive të vendeve evropiane.
ILMIJE ZHAKU
