Ylli i ‘Wonder Woman’, nënë për herë të tretë

30.06.2021 15:39

Gal Gadot është tashmë nënë e tre fëmijëve. Ylli i “Wonder Woman”, 36 vjeç....

Gal Gadot është tashmë nënë e tre fëmijëve. Ylli i “Wonder Woman”, 36 vjeç, solli në jetë fëmijën e saj të tretë – një vajzë të vogël të quajtur Daniella.
 
“Familja ime e ëmbël,” shkroi ajo në foton ku duken të gjithë. “Nuk mund të jem më mirënjohëse dhe e lumtur (dhe e lodhur). Jemi të gjithë të lumtur që po mirëpresim Daniella-n në familjen tonë. Ju uroj dashuri dhe shëndet.”
 
Gal Gadot dhe bashkëshorti, Yaron Varsano, u martuan në vitin 2008 dhe kanë bashkë dy vajza, Alma dhe Maya.
 
Aktorja zbuloi se ishte në pritje të ëmbël pak ditë pasi u shfaq në Golden Globes, ku edhe nisën spekulimet e para.