Maqedoni
Tre skenare nga shtatori, Shabani: Shpresojmë për skenarin e parë, me prani fizike
30.06.2021 16:12
Qeveria ka miratuar planet për hapjen e shkollave fillore dhe të mesme me prani fizike nga shtatori....

Qeveria ka miratuar planet për hapjen e shkollave fillore dhe të mesme me prani fizike nga shtatori. Duke u kujdesur për shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve e duke pasur parasysh tre skenare të mundshme. Gjithsesi, zëvendësministri i arsimit, Arafat Shabani, shpreson që situata me pandeminë të mbetet stabile ose të përmirësohet edhe më shumë, e kjo t’u mundësojë nxënësve më në fund të kthehen fizikisht në bankat shkollore.
“Shpresojmë që mësimi të mbahet me prani totale fizike, normal me protokolle të caktuara duke i mbajtur distancën maskat dhe pastërtinë. Skenari tjetër është një javë me prani fizike një javë online dhe skenari tjetër më pak i mirë varësisht prej gjendjes momentale të jetë vetëm online ose hibride.”,- deklaroi zëvendësministri i arsimit dhe shkencës, Arafat Shabani.
SANIJE DURAKU
