Ekonomi
Kompania kanadeze “Magna” me fabrikë në ZZHTI, fillimi i prodhimit pritet në fund të vitit
30.06.2021 16:17
Kompani kanadeze “Magna”, e cila filloi të ndërton fabrikë në ZZHTI - Strugë, pritet të fillojë me prodhim të pasqyrave për vetura të llojit “Dacia Duster”...

Kompani kanadeze “Magna”, e cila filloi të ndërton fabrikë në ZZHTI - Strugë, pritet të fillojë me prodhim të pasqyrave për vetura të llojit “Dacia Duster” në fund të vitit. Kjo kompani veç më ka punësuar 40 persona, kurse më tej planifikohet hapja e 1200 vendeve të reja të punës. Ky investim është në vlerë prej 35 milion euro, kurse shteti do të jep ndihma deri në 50% nga investimi i realizuar përmes lehtësimeve doganore, si dhe grandeve për vende të reja të punës.
“Jo vetëm që ne ofrojmë komponentë, por ne gjithashtu kryejmë montim të plotë të automjeteve, ne ofrojmë produkte të ndryshme, karoseri, shasia, elektronikë, pasqyra, ndriçim, ulëse. Fabrika në Maqedoni të Veriut do të jetë për pasqyra.”,- deklaroi nënkryetari i “Magna”, David Krespi.
Përveç hapjes së vendeve të reja të punës, kreu i qeverisë, Zoran Zaev, tha se ky investim është me rëndësi të madhe, pasi do të nxit bashkëpunimin me kompanitë tjera vendore.
“Përfitimet nga ky investim janë të shumta, kurse një nga to është intensifikimi i bashkëpunimit me kompanitë vendore. Për këtë qëllim është filluar proces i identifikimit të furnizuesve lokal nga Maqedonia e Veriut të cilët do të kyçeshin si furnizues potencial të lëndëve të para për kompaninë “Magna”, por edhe për kompaninë e tjera. Ky bashkëpunim me kompanitë lokale ka kontribut të madh në ekonominë e përgjithshme të vendit.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
“Magna” ka 160.000 të punësuar në mbarë botën, është e pranishme në 21 vende me 350 kapacitete prodhuese. Biznesin përveç në Amerikën Veriore dhe Evropë, kjo kompani tani e ka zgjeruar edhe në tregun aziatik. Në vitin 2020 ka pasur qarkullim vjetor prej 35 miliard dollarë, kurse në vitin 2019 40 miliard.
ERSAN PAJAZITI
