Maqedoni

UNT, diplomon gjenerata e parë e absolventëve

30.06.2021 16:54

UNT përcolli gjeneratën e parë të absolventëve....

UNT përcolli gjeneratën e parë të absolventëve. Studentët që u zgjodhën ndër më të mirët në profilet e tyre, thonë se UNT ofron drejtime deficitare, cilësi dhe perspektivë. 
 
“Kishim privilegj që ne të zgjidhemi më të mirët, mirëpo kjo nuk do të thotë se këtë epitet nuk e meritojnë edhe tjerët, ka shumë të mirë, por ne kemi fat kësaj radhe.”,- tha një studente. 
 
 “I ftoj të gjithë të studiojnë, të përparojnë, të provojnë eksperienca të ndryshme, pavarësisht sfidave që i kanë gjatë katër viteve.”,- tha një qytetar. 
 
Pollozhani: Të finalizohen procedurat për objektin e ri
 
5 vjet pas themelimit të UNT-së, rektori Aziz Pollozhani kërkoi rrumbullakimin e procedurave për ndërtimin e objektit të ri. Nga MASh me  përgjigje se procedura do të vijojë pas përfundimit të çështjeve administrative mes komunës së Çairit dhe Ministrisë Së transportit. 
 
“Presim rrumbullakimin e procedurave administrative për lokacionin  e ri dedikuar kompleksit universitar dhe krijimin e kushteve të standardizuara, për aktivitete akademike si kusht për cilësi të studimeve dhe kërkimeve.”,- u shpreh rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.
 
MASh: Presim përfundimin e çështjeve administrative
 
“Është një situatë teknike mes UNT-së dhe çështjet administrative në kuadër të komunës së Çairit dhe Ministrisë së Transportit, kur do të rrumbullakohen të gjitha proceset teknike administrative, pastaj vjen procedura në MASh.”,- u shpreh ministri i arsimit, Arafat Shabani.
 
Megjithëse gjenerata e parë mbaroi studimet pa një objekt amë, nuk munguan në këtë ceremoni as urimet e politikës të cilët i rikujtuan studentëve se pas diplomimit duhet të fillojnë të japin kontributin e tyre në shoqëri.
 
FLUTURA LATIFI