Maqedoni

Dorëhiqet deputeti, Miroslav Bogdanovski, Kuvendi verifikoi mandatin e Daniela Nikolovas

30.06.2021 17:21

Me 78 vota “për” asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Kuvendi verifikoi mandatin e deputetes, Daniela Nikollova...

Me 78 vota “për” asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Kuvendi verifikoi mandatin e deputetes, Daniela Nikollova, nga radhët e LSDM-së. Nikollova vjen pasi deputeti nga radhët e RDM-së, Miroslav Boganovski, dha dorëheqje. Ai para deputetëve nuk e arsyetoi dorëheqjen e tij. 
 
“Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit miratoi raportin e KShZ-së se në njësinë zgjedhore numër një pas dorëheqjes së deputetit Miroslav Bogdanovski, në përputhje me procedurat ligjore që për pjesën e mbetur të mandatit të propozohet në përputhje me nenin 153 Daniela Nikolova.”,- tha Panço Minov nga Komisionit për Çështje të Mandatit Dhe Imunitetit. 
 
Me Nikollovën, LSDM-së i shtohet edhe një deputet në Kuvend. Bogdanovski muajin e kaluar u shkarkua nga funksioni i RDM-së për shkak se vazhdoi të veprojë në kuadër të koalicioni “Mundemi”.
 
NAIM RAMADANI