Botë

Shqipëri, vazhdon pastrimi i hapësirës publike në plazhe

30.06.2021 18:33

Në kulmin e sezonit turistik, në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë policia ka nisur një aksion për lirimin...

Në kulmin e sezonit turistik, në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë policia ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të plazheve, të zaptuara në kundërshtim me ligjin.
 
Nga Velipoja ku pak ditë më parë u vranë 4 persona pikërisht për shkak të Konfliktit për ndarjen e plazheve, Zëvendësdrejtori i Dashamir Spaho tha se disa subjekte kanë zaptuar hapësire rëre më shumë nga sa kishin aplikuar.
 
Teksa bëheshin matjet e hapësirave, ka pasur edhe pushues që kanë kundërshtuar veprimet e policisë. 
 
Përveçse në Velipojë, lirim të hapësirave të plazhit ka pasur edhe në Shëngjin, Durrës, Vlorë, e Sarandë.
 
LULJETA NDOKA