Botë

Shembja e ndërtesës në Miami – nxirren nga rrënojat trupat e pajetë të dy fëmijëve

01.07.2021 14:06

Trupat e dy fëmijëve janë gjetur në rrënojat e ndërtesës në Florida...

Trupat e dy fëmijëve janë gjetur në rrënojat e ndërtesës në Florida, duke çuar numrin e viktimave në 18 deri më tani, thonë ekipet e shpëtimit.
 
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, gati 150 njerëz janë ende të zhdukur pas shembjes së objektit që ndodhi një javë më parë.
 
Viktimat që u gjenden së fundmi ende nuk janë identifikuar publikisht.
 
Zyrtarët kanë deklaruar se ata shpresojnë se mund të gjenden edhe disa të mbijetuar.
 
Ekipet e shpëtimit thonë se po punojnë me ndërrime 12-orëshe derisa kontrollojnë rrënojat në qytetin Surfside, në veri të Miamit.