Maqedoni
Qeveria: Tërheq propozim ligjin për libra digjital; Vmro DPMNE: Do ta përcjellim syçelë situatën
01.07.2021 16:31
Qeveria e ka tërhoqiur nga procedura parlamentare propozim ligjin për libra shkollor dhe materiale didaktike...

Qeveria e ka tërhoqiur nga procedura parlamentare propozim ligjin për libra shkollor dhe materiale didaktike për arsimin fillor dhe të mesëm, me çka edhe nisma Libra dhe mësim duhet të ketë e tërhoqi kërkesën për referendum kundër digjitalizimit. Nga Ministria e Arsimit thonë se do të ketë debatë publike, pas çka ligji do të dorëzohet në Kuvend.
Sipas Mash kjo zgjidhje ligjore parasheh që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin mes librave digjital dhe atyre të shtypur. Për këtë propozim ligj do të ketë debat publik që individ, grupe apo shoqata të qytetarëve të japin propozimet e tyre për miratimin e versionit më të mirë, për një arsimim sa më cilësor thonë nga Mash.
“Teksti përfundimtar i ligjit, i cili do të krijohet pas debatit publik, do të dorëzohet në Kuvend. Mash vazhdon me implementimin e planit për reformë në arsimin fillor, sipas të cilit risitë do të implementohen në mënyrë etapore , duke filluar me klasën e parë dhe klasën e katërt. Mësimi do të implementohet sipas konceptit të ri dhe materialeve të reja për mësim, të cilat do të japin rezultate më të mira sa i përket nxënies së njohurive nga nxënësit”, thonë nga MASh.
Nga partia opozitare Vmro dpmne thonë se me tërheqjen e propozim ligjit ka mbizotëruar arsyeja ndaj arrogancës së Ministres së Arsimit Milla Carovska dhe njëherësh ata kërkuan edhe dorheqjen e saj.
“Si grup parlementar edhe përskaj tërheqjes së ligjit, do ta përcjellim situatën syçelë, sepse jemi të vetëdijshëm se LSDM dhe Milla Carovska ndoshta prapë taktizojnë vetëm që të tërhiqet nisma për referendum, e cila ishte parashtruar nga nisma qytetare dhe të kthehet sërisht ky ligj në Kuvend, përmes keqpërdorimit të flamurit evropian”, u shpreh Bllagica Llasovska nga VMRO DPMNE.
Programet e reja mësimore për klasën e parë dhe të katërt veçmë janë miratuar , janë duke u përpunuar edhe materiale të reja mësimore , të njejtat do të jenë edhe në formë digjitale. Në procedurë është edhe furnizimi me 10 mij tabletë për 265 shkolla , ndërsa me rëndësi është që shkollat të përgatin për këtë reformë, e cila do të realizohet gjatë pesë apo gjashtë viteve në vijim.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
