Maqedoni
Pendarovski: Fjalim në forumin ekonomik në Zagreb
01.07.2021 17:16
Tremujori i katërt do të jetë një parametër i mirë për të parashikaur të ardhmen ekonomike të vendit...

Tremujori i katërt do të jetë një parametër i mirë për të parashikaur të ardhmen ekonomike të vendit pas një periudhe të rëndë epidemiologjike, theksoi prensidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tijë në forumin ekonomik në Zagreb ku morën pjesë edhe përfsqësues të Shoqatës së Dhomave të Tregtisë të Maqedonisë dhe Odës Ekonomike të Kroacisë. Pendarovski tha se është e domosdoshme që për rritje ekonomike të funksionoj shteti ligjor.
“Nuk është vetëm pandemia penges përse nuk kemi performanca të mira në këtë aspekt. Është e qartë se nuk varet gjithcka nga sektori biznesit , rëndësi të lart ka dhe stabilititeti institucional , shumë e rëndësishme është dhe sundimi ligjit, për investitorët e huaj sigurisht që edhe sa më e ulët të jet shkalla e korrupsionit do të jetë dhe më e preferuar që të investojnë në një vend me një ardhmëri të parashikueshme”, u shpreh presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Prodhimi industrial, industria ITC, sektori i energjisë, zgjedhjet e energjisë së rinovueshme, linjat ajrore të reja për të lidhur destinacionet turistike janë pika potenciale të bashkëpunimit të dektuara nga përfaqësuesit e lidhjeve të odave ekonomike në vend dhe kroaci.
“Besojmë që potenciale që kemi detektuar në sektorin e industrisë dhe ITC industrinë emgjithatë dhe në krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në sektorin e turizmit”, theksoi Daniella Arsovska nga OEM.
“Mendoj që nga gjitha diplomacitë diplomacia ekonoki është më e rëndësishmja. Duhet që të punojmë për të ruajtuar mardhëniet tona ekonomike. Shkëmbmi tregtar në mes nesh 221 milion dallër dhe sigurisht që ne duhet përkushtohemi që të rrisim bahskëpunimin tonë ekonomik”, u shpreh kryetari i odës ekonomike në Kroaci, Lluka Borillovic.
Përfaqësuesit e dhomave nga të dy vendet ranë dakord që në periudhën e ardhshme është e nevojshme të organizohen konferenca tematike ku subjektet e biznesit nga të dy vendet mund të bëjnë kontakte të drejtpërdrejta.
GAZMEND REXHEPI
