Maqedoni
Kostadinov: Miratuam ligje të rëndësishme për qytetarët; VMRO-DPMNE: LSDM po manipulon përsëri
01.07.2021 17:39
Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune icili mundëson pensionimin e grave me 62 vjet...

Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune icili mundëson pensionimin e grave me 62 vjet dhe të burrave me 64 vjet, ndërsa marrëdhënia e punës mund të vazhdohet deri në 67 vjet vetëm për kuadrot deficitare në shëndetësi dhe në arsim të lartë,deklaroi zëdhënësi dhe deputeti nga radhët e LSDM-së, Kostadin Kostadionov.
Ai akuzoi VMRO-DPMNE-në për lajme të rreme, bllokim dhe veprim kundër interesave të qytetarëve.
“Miratuam ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, i cili parashikon mundësinë që gratë të dalin në pension në moshën 62 vjeç dhe burrat në moshën 64 vjeç, dhe zgjatja e punësimit në moshën 67 vjeç do të jetë në dispozicion vetëm për kuadro deficitare në shëndetësi dhe arsim të lartë. Votuam ndryshimet në Ligjin për ushqim të subvencionuar studentore. Dje, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan për miratimin e nevojës që me procedurë të shkurtuar të miratohet Ligji për Vlerën e Shtuar dhe uljen e TVSH-së për energji elektrike nga 18 në 5%", u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadionov.
Por nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM po manipulon. Nga kjo parti thonë se deputetët e VMRO-DPMNE morën pjesë në seancën në të cilën kaloi nevoja për miratimin me procedurë të shkurtuar Ligjin për TVSH-në dhe uljen e TVSH-së për energjinë elektrike.
"LSDM po manipulon përsëri. Deputetët e VMRO-DPMNE morën pjesë në seancën në të cilën kaloi nevoja për të miratuar një procedurë të shkurtuar të Ligjit për TVSH-në dhe uljen e TVSH-së për energjinë elektrike.VMRO-DPMNE nuk ka mbështetur dhe nuk do të mbështesë ligjet, aktet dhe zgjidhjet që janë në dëm të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
NAIM RAMDANI
