Maqedoni

Zaev dhe Bregu: Ia dolëm, 0 denarë për roaming

01.07.2021 18:02

I hoqëm kufinjët ne vendet e Ballkanit Perëndimorë sa I përket komunikimeve telefonike...

I hoqëm kufinjët ne vendet e Ballkanit Perëndimorë sa I përket komunikimeve telefonike, vlersuan Kryeministri Zoran Zaev dhe Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal të Shqipërisë, Majlinda Bregu në suaza të Forumit të Prespës për Dialog.
 
Duke folur për rëndësin e heqjes së roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor Zaev tha se ky është një sukses I përbashkët si rezultat I bashimit për tu ofruar qytetarëve shërbime më të mira. 
 
“Të inspiruar nga Bashkimi Evropian, krijuam mjedis në të cilin të gjithë qytetarët tonë do të munden të shfrytezojn telefonat cellular të sigurt, të dërgojn mesazhe dhe të përdorin  internetin në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor pa shpenzime shtesë”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
 
“Që nga kjo ditë, ne kemi fshirë kufijtë, barrierat dhe tarifat e celularëve. Ne po shikojm përpara dhe do të bëjm të njejtën që të eliminojm bariaerat, kufinjët për të mundësuar lirin e lëvizjes, biznesit për qyettarët e keti rajoni siç e bëm realitet edhe çështjen e romingut”, theksoi sekretarja e përgjithshme e këshillit për bashkëpunim rajonal e Shqipërisë, Majlinda Bregu. 
 
Për Zaevin dhe Bregun sfida e radhës është të fillojn bisedimet me Bashkimin Evropian dhe ti ulin çmimet  e roamingut  midis Ballkanit Perëndimor dhe BE.
 
SANIJE DURAKU