Maqedoni

Mariçiq: Rajoni të unifikojë luftën kundër dezinformimit

01.07.2021 19:22

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, thekon nevojën për bashkëpunim më të madh rajonal...

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, thekon nevojën për bashkëpunim më të madh rajonal dhe unifikim në luftën kundër stereotipave, deziformatave dhe korrupsionit. Ai këtë e theksoi në panel diskutimin e parë “Prespa Forum dhe Dialog” në temën “Shoqëria civile dhe mediat në rajon dhe procesi eurointegrues, me çrast theksoi rëndësinë e mediave në ndërtimin e shoqerisë evropiane. 
 
“Roli i mediave është jashtëzakonisht i madh në largimin e stereotipave dhe ato duhet të jenë një lloj mbrojtjeje kundër gjuhës së urrejtjes, ushqyerjen e stereotipave dhe përhapjen e lajmeve të rreme. Liria e mediave që ato të mund në mënyrë kompetente ta kryejnë rolin e tyre shoqëror është çështje rajonale. Është shumë i rëndësishëm edhe roli i organizatave joqeveritare në këto procese. Unë vij nga sektori civil dhe shumë mirë e di rolin e këtyre organizatave edhe në ndërtimin e urave mes shteteve në rajon. Ato mund të jenë katalizator në procese të vështira politika, që janë të shpeshta në rajonin tonë”, u shpreh ministri i drejtësisë Bojan Maraçic.
 
Në panel për rëndësinë e mediave në ndërtimin e shoqërisë evropiane bashkëkohore të liruar nga paragjykimet dhe nacionalizmi, folën edhe ministri gjerman për evropë Mihael Rot, si dhe Kristof Bender, Florian Biber, Robert Kuper, Dominika Emini, Ljupço Popovski dhe pjesmarrës të tjerë, sipas të cilëve rajonit ka potencial të madh për zhvillim, që mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit rajonal, me ndihmën e mediave dhe sektorit civil.
 
REXHEP QAMILI