Botë

Prishtinë: Osmani dhe Kurti presin në takim Stoltenberg

01.07.2021 19:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryemisnitri Albin Kurti kanë pritur në takime...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryemisnitri Albin Kurti kanë pritur në takime të ndara sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
Me këtë rats presidenja Vjosa Osmani ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO “është tejet i rëndësishëm” dhe kërkoi mbështetjen e aleancës ushtarake për këtë qëllim. 
 
“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate dhe anëtarëve të NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, tha Osmani, e cila njëherit përmendi edhe “rrezikun nga ndikimi rus” në Ballkan.
 
Roli i NATO-s në Kosovë dhe bashkëpunimi me institucionet për sigurinë në vend u diskutuan edhe në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
Sekretari Stoltenberg vlerësoi angazhimin institucional për të garantuar sigurinë në vend dhe shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të misionit të NATO-s për mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.