Botë
OBSh: Numri i rasteve me covid 19 rritet për 10%
01.07.2021 20:03
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pas dy muajsh rënie në Evropë...

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pas dy muajsh rënie në Evropë sërish ka filluar të rritet numri i rasteve me Covid-19. OBSH-ja ka paralajmëruar se mund të ketë një valë të re “nëse nuk qëndrojmë të disiplinuar”.
“Javën e kaluar, numri i rasteve u rrit për 10 për qind. Rritja e rasteve mbase është pasojë e udhëtimeve, tubimeve dhe lehtësimit të kufizimeve”, u shpreh drejtori rajonal i OBSh-së për Evropën, Hans Kluge.
Kluge tha se përkeqësimi i situatës epidemiologjike ndërlidhet me rritjen e rasteve me variantin ‘Delta’ të virusit korona.
Britani: 27 mijë raste të reja më covid 19
Në Britaninë e Madhe regjistrohen rreth 27 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, 99% e të cilave me variantit indian, Delta. Një shifër e tillë nuk regjistrohej që prej muajit janar. Ndërkohë efekti i vaksinave në popullatë, me administrimin e dozave të para në 85% të popullsisë së rritur, ka ngadalësuar shtrimet në spitale dhe vdekjet. Autoritetet britanike kanë paralajmëruar se prej muajit shtatori do të fillojë dhënia e dozes së tretë të vaksinës, e cila do t’u jepet personave mbi 50 vjeç. Marrja e vaksninës bëhët e domosdoshme edhe për shkak të faktit se personat që nuk e marrin vaksinën nuk mund të lëvizin lirëshm.
BE: Hyn në përdorim certifikata e vaksinës
BE tanimë ka futur në fuqi "certifikatën e vaksinës", për të lehtësuar udhëtimin gjatë pandemisë. Aplikimi për certifikatën e vaksinimit që do të përdoret në udhëtimet brenda kufijve të BE-së është zyrtarisht funksional."Certifikata e vaksinimit" përmban informacion që tregon nëse personi ka marrë vaksinën COVID-19, ku dhe cilën vaksinë. Dokumenti gjithashtu tregon se personi që ka pasur sëmundjen është shëruar dhe rezultatin negativ të testit.
FARIJE DAUTI BAKIU
