Ahmeti, Rama, Kurti- takim në kuadër të Forumit të Ohrit

02.07.2021 12:50

Pak momente para fillimit zyrtar të ditës së dytë të Forumit....

Pak momente para  fillimit zyrtar të ditës së dytë të Forumit që po mbahet në  Ohër, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar edhe dy kryeministrat shqiptarë, Edi Ramën dhe Albin Kurtin.

Ahmeti ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare “ Si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara” ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.  Në takim është biseduar mbi sfidat të cilat i presin dy vendet  dhe rajonin në rrugën drejtë integrimit europian.

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ishte një precedent në historinë politike dhe për zgjidhjen e saj ishte e nevojshme të gjindej një inovacion që do të ishte shembull në historinë politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilën e arritëm në një moment kur të gjithë thonin se është e pamundur, dhe sot jemi duke parë rezultatet pozitive të kësaj Marrëveshje”, ka theksuar Ahmeti.

Kontesti me Bullgarinë dhe vizitat e  fundit që janë realizuar në Sofje , për tejkalimin e  pengesave që i ka vendosur pala bullgare, ishin gjithashtu ishte pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Ramës.

Gjatë takimit të Ahmetit dhe Ramës, ka mbërritur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që u është bashkangjitur në tryezë.