Dita e dytë e” Forumit të Prespës për Dialog”, diskutohet për kthimin e sinergjisë së BE-së dhe SHBA-së në Ballkanit Perendimor

02.07.2021 12:17

Sot në Ohër mbahet dita e dytë e Konferencës....

Sot në Ohër mbahet  dita e dytë e Konferencës së parë Ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”.

Paneli kryesor sot do të përqëndrohet në lidhjet transatlantike dhe kthimin e  sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së , në Ballkanin Perëndimor .

Në paraqitjen e tij në panel, presidenti Stevo Pendarovski tha se është e nevojshme të bëhen reforma që do t'i bëjnë njerëzit të lumtur dhe të rinj për të qëndruar në vendet e tyre.

Ai kërkoi nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një sinergji të re në rajon.

“ Na ndihmo pra. Ndihmoni njerëzit që jetojnë në këtë rajon. Edhe unë do të doja të kërkoja falje. Dhe unë jam një nga ato forca që jap zë në këto vende. Pa kombinimin e energjive, vizioneve, projekteve tona nuk mund të kemi sukses. Nëse qëllimi ynë është të rivendosim disa lidhje që ishin kaq të frytshme në vitet 1990, në rrethana të ndryshme dhe në një mjedis tjetër, askush nuk do të jetë në gjendje të thotë se 10 vjet më parë Ballkani Perëndimor dështoi. Unë nuk flas vetëm për integrimin në BE, por për reformat reale në terren dhe lumturinë e njerëzve që u mungojnë ato. Dhe ne do të dëshironim të shohim progres në shoqëritë e tyre për kaq shumë vite dhe në 3, 5, 10 vitet e ardhshme, për të ngadalësuar proceset negative që do të pasojnë zbrazjen e rajonit sepse nga rajoni po largohet forca më e zgjuar, më e re, më dinamikja. Në fakt, nëse kjo ndodh, nuk do të na mbetet më askush  në jetën reale, në të cilin mund të mbështetemi për të parë rrjedhën e vërtetë të ekonomive tona”, - tha Pendarovski.

Edhe presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, thotë se ka ngecje në në politikën e zgjerimit të BE-së, i pëlqen apo jo dikujt ta pranojë.

“ Gjatë u diskutua për lodhje dhe dinamika e keqe mbeti. Kemi rënie të entuziazmit në BallkaninPerëdimor. Kjo politikë  për fat të keq,  rezultoi në  penetrimin e interesave të palëve të  treta  në Ballkan. Ne përsëri mund t’i hidhërohemi Evropës por në njëfarë mënyre , këtë e konsideroj si interes legjitim  sepse kjo është një hapsirë e lirë dhe në njëfarë mënyre ata  përpiqen t’i realizojnë interesat gjeopolitike  dhe t’i kundërshotnë sistemet e BE-së” , - tha Gjukanoviq.

Presidenti slloven Borut Pahor, edhe një herë ripërsëriti se zgjerimi është jo vetëm synim parësor i Sllovenisë si drejtuese aktuale me BE-në, por edhe interes vital i vetë Unionit.

“Zgjerimi i shpejtë është interesi më vital i BE-së. Do të ishte mirë që BE t’i përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor në strategjinë e zgjerimit. Kapaciteti absorbues i BE-së , është i mjaftueshëm për integrimin e rjaonit. Ngadalësimi i zgjerimit e dobëson besimin e BE-së, jep hapsirë për nacionalizma dhe ndikim të vendeve të treta. Integrimi më i shpejtë do t’i dobësojë idetë naive për ndryshimin e kufijve. Nëse BE nuk zgjerohet me Ballkanin nuk do të përfundojë projekti europian për një Europë të plotë.Vonimi i nisjes së negociatave me RMV-në nuk është i drejtë”, - tha Pahor.

Në këtë panel marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)