10 mijë vaksina “AstraZeneca” në Shkup, Filipçe: Qeveria kroate edhe 20 mijë vaksina për RMV

02.07.2021 14:48

Ministria e shëndetësisë në vend ka pranuar 10 mijë doza të vaksinës....

Ministria e shëndetësisë në vend ka pranuar 10 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca nga Kroacia. Por qeveria kroate ka sjell vendim edhe për 20 mijë vaksina të tjera të cilat do të jenë Astra zeneca ose Moderna .

“Angazhimi ynë nuk përfundon këtu. qeveria kroate në mbledhjen e djeshme mori vendim për të dhuruar 20 mijë vaksina shtesë në maqedoni. Me donacionin e sotëm, Kroacia tregon vendosmëri dhe gatishmëri për ndihmë konkrete për fqinjët më të afërt në mënyrë që të tejkalohet luftimi i pandemisë” – tha Ministri i Jashtëm kroat, Grliq Rodman.

“Biseduam për gjendjen epidemiologjike, ndamë përvojën dhe planet për periudhën e ardhshme. Kroacia u dëshmua si një menaxherë i mirë. Biseduam se çka mund të bëjmë dhe si mund të jetë gjendja në muajt e vjeshtës” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Varianti delta në rajon, Filipçe: Të hënën me KSI mbledhje për masat restriktive

Ndërkohë  sa i përket variantit Delta të virusit korona, i cili tani më i pranishëm në vendet e rajonit, Minsitri i Shëndetësisë Filipçe tha se të henën me komisionin për sëmundje ngjitëse do të diskutohet nëse ka nevojë për masa restriktive për parandalim të shpërndarjes së këtij lloji të virusi në vend.

Sipas tij për momentin fokusi është në imunizimin e popullatës dhe bëri thirrje për paraqitje sa më të madhe për vaksinim.

“A do të vendosim ndonjë formë të restrikcionit, do të flasim në Komisionin për sëmundje ngjitëse që është caktuar për të hënën. Do t’i dëgjojmë mendimet e anëtarëve. Kemi biseduar me telefon, disa nga anëtarët janë në pushim vjetor. Hulumtojnë, analizojnë dhe kështu me radhë, por tani jemi të përqendruar në vaksinimin” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë njoftojn  numri i personave që kanë kërkuar vaksinim përmes ueb-faqes “vakcinacija.mk” është 481.809 qytetarë.

Me dozën e parë të vaksinës dje janë vaksinuar 12.294 qytetarë, ndërsa dje 14.615 qytetarë janë rivaksinuar. Në shtet janë aplikuar 572.176 doza vaksinash, ndërsa 225.340 qytetarë janë rivaksinuar. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)