Shqipëri, arrestohen zyrtar të lartë për trafikim droge

02.07.2021 15:05

Disa zyrtarë të lartë në Shqipëri janë arrestuar....

Disa zyrtarë të lartë në Shqipëri janë arrestuar për trafik ndërkombëtar të drogës, ku është përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Hetimet e nisura 7 vite më parë nga autoritetet shqiptare e të huaja kanë cuar në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës, ku ishte përfshirë edhe kupola e shtetit.

Nga hetimet ka rezultuar se 38 persona nga viti 2014 deri ne vitin 2017, kanë dërguar në Europë  mbi 6 ton lëndë narkotike.

Masat e sigurisë janë ekzekutuar, për një prokuror, drejtorin e zyrës së punës në Kavajë, 3 zyrtarë të larte policie si dhe 2 shoqëruesit e ish - Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një konferencë të përbashkët, kreu i SPAK, Arben Kraja dha detaje të këtij operacioni, sëbashku me kreun e antimafias italiane, Federico De Raho.

Kanë qenë 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që kanë zbërthyer grupet kriminale dhe kanë dhënë emrat e zyrtarëve shqiptarë për pastrim parash, si dhe për të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike me vlerë mbi 55 milion euro. Operacioni është shtrirë në Shqipëri, ku urdhrat e ekzekutimit janë në disa qytete të Shqipërisë, në Itali, Mal të Zi, e Spanjë. (Luljeta Ndoka, TVM2)