Sllovenia kryesuese me Këshillin e BE-së, Ballkani Perëndimor pret qasje më të lehtë në BE
Që nga 1 korriku edhe zyrtarisht Sllovenia....

Që nga 1 korriku edhe zyrtarisht Sllovenia ka filluar me presidencën e saj me Këshillin e Bashkimit Evropian. Pritshmërit nga ky kryesim janë të mëdha nga të gjitha anëtaret e BE, por edhe tek vendet e Ballkanit Perendimor të cilët presin që me Kryesimin e Sllovenisë qasje deri tek BE do të jetë më e lehtë për vet faktin se Sllovenia njeh mirë vendet e Ballkanit Perendimor.
Reagimi i parë nga vendet e Ballkanit ka arrdhë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë në qeverinë teknike, Svetlan Stoev, i cili tha se Bullgaria mbështet plotësisht përparësitë e presidencës sllovene të BE dhe siguroi se Sllovenia mund të llogarisë në ndihmën e Bullgarisë.
“Shpresoj që presidenca sllovene dhe fushat përparësore në të cilat mbështetet do të përfitojnë të gjitha vendet anëtare. Pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një përparësi në politikën e jashtme të Bullgarisë. Presidenca sllovene duhet të përqëndrohet në rimëkëmbjet nga sfidat aktuale me të cilat përballen BE” – tha Ministri i Punëve të jashtme të Bullgarisë, Svetlan Stoev.
Si sukses i presidencës sllovene në raport me Ballkanin Perëndimor do të konsiderohej sikur deri në fund të vitit të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kurse Kosovës ti ofrohet liberalizimi i vizave. Ministri i Brendshëm Slloven ka pohuar se Presidenca sllovene do ti japë mbështetjen e saj të plotë për hyrjen e Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen dhe ata janë të gatshëm ta vendosin këtë qështje në rendin e ditës, pasi të arrihet një marrëveshje me vendet e tjera anëtare të zonës shengen. (Fitim Kryeziu, TVM2)
