Botë

Dialogu Kosovë - Serbi, Riker: Zgjidhja nëpërmjet njohjes së ndërsjellë

02.07.2021 16:44

Funksionari I lartë amerikan Filip Riker, njohjen e ndërsjellë e midis Kosovës dhe Serbisë...

Funksionari I lartë amerikan Filip Riker, njohjen e ndërsjellë e midis Kosovës dhe Serbisë e shikon si zgjidhje afatgjate që duhet të dalë nga dialogu midis dyja vendeve.
 
Deklarimi I tillë I Riker erdhi në margjina të samitit të Prespës, I cili njëkohësisht shpreh rezervat për mos heqjen e regjimit të vizave për qyetatarët kosovar. 
 
“Besojmë se zgjidhje afatgjatë përfshin njohjen e ndërsjellë, që do ti mundësojë dyja vendeve, me të vërtetë të lënë anash ndasitë, historinë dhe të ecin drejt një të ardhme më të sigurtë dhe stabile”, u shpreh funksionari amerikan Filip Riker.
 
Bërnabiç: Jo njohje të ndërsjellë, vetëm kompromis
 
Propozimi i Riker është mohuar nga kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç. Ajo thotë se Serbia gjithmonë është për dialog, por jo njohje të ndërsjellë.
 
“Në asnjë moment në takim, zoti Riker nuk ka thënë për një ide të tillë pasiqë e din se cila do të ishte përgjigja ime për këtë dhe çfar argumente kam. Sa i përket kompromisit është e vështirë të flitet  se çfar do të thoshte kompromisi, por nënkupton që të gjeni mesin në gjith këtë proces”, theksoi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç
 
Kurti: Refuzojmë idenë e minishengenit ballkanik
 
Ndërkohë kryeministri I Kosovës Albin Kurti ka bërë thirje për njohjen e realiteteve të reja në Ballkan, ndërkohë ka refuzuar idenë për minis shengenin ballkanik.
 
“Nuk duhet tu ikim përgjegjësive tona me veprime të cilat krijojnë më shumë konfuzione midis nesh dhe u japin mundësinë palëve të tjera që gjërat e tilla ti shfrytëzojnë. Ideja e mini shengenit, është inicijativë që s’ka vizion për rajonin dhe si të tillë Republika e Kosovës fuqishëm e refuzon dhe inkurajon të gjithë ti përkushtohen axhendës për qasje drejt BE – së”, u shreh kryemnisitri i Kosovës, Albin Kurti.
 
Kryeministri i Kosovës Kurti ka kundërshtuar edhe idenë e mini shengenit Ballkanik, duke e cilësuar të pavizion për rajonin dhe sipas tij Bashkimi Europian është I paalternativë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
 
MERAL ISMAILI