Maqedoni

Kovid 19: Një i vdekur 11 të infektuar

02.07.2021 17:07

Në 24 orët e fundit është regjsitruar edhe një viktimë nga virusi korona në vend...

Në 24 orët e fundit është regjsitruar edhe një viktimë nga virusi korona në vend.
 
Siç bën të ditur Minsitria e Shëndetësisë bëhet fjalë për një pacient nga Makedonski Brodi i cili e ka humbur betejën me virusin.
 
Poashtu nga 2723 testet e kryera janë regjistruar 11 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe atë në Shkup-5, Tetovë-3, Manastir-1, Berovë-1, dhe Pehçevë – 1 rast.
 
Ndërkohë janë regjistruar edhe 4 pacientë të shëruar. Në vendin tonë për momentin ka 147 raste aktive.