Maqedoni

Ligji për shtetësi, opozita e cilëson të panevojshëm

02.07.2021 17:30

Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE sërish bllokoi shqyrtimin e propozim-ligjit për ndryshimin...

Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE sërish bllokoi shqyrtimin e propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi, i parashtruar nga deputetët e opozitës shqiptare. Sipas deputetëve të VMRO-së dhe të Majtës, anëtarë në komisionin për Mbrojtje dhe Siguri propozim ligji është i panevojshëm, populist dhe ka shumë lëshime procedurale.
 
“Është procedurë, gjithashtu që pa opinionin e ekspertëve nuk mund të diskutojmë këtu dhe unë s’kam për qëllim t’ju marr kohë duke përsëritur nenet e përmedura. Ne nga precedencat bëm rregull”, u shpreh deputetja e VMRO DPMNE-së, Gordna Siljanovska.
 
“Ky pr/ligj është i panevojshëm pasi deri tani në dy raste u është dalë në ndihmë personave të cilët për shkak të ndarjes nga RSFJ nuk kanë marrë shtetësi. Që ironia të jetë më e madhe, ASh deh Alternativa e shfrytëzojnë për agjenda nacinaliste dhe shovene pa nevojë”, theksoi Dimitar Apasiev nga “E Majta”.
 
Mirëpo propozuesit e ligjit akuzuan pushtetet e deritanishme për pengesa të qëllimshme për këtë grup qytetarësh, të cilëve duke u mohuar shtetësinë u mohojnë të gjitha liritë dhe të drejtat.   
   
“T’i dalim në ndihmë një kategorie qytetarësh shumë të ndishme që ju, pushteti deri sot edhe VMRO DPMNE edhe LSDM. Bashkë me BDI-në ua keni pamundësuar 30 njerëzve që të marrin nënshtetësi”, u shpreh Skënder Rexhepi nga Alternativa.
 
Projekt ligji i opozitës shqiptare për shtetësi është bllokuar me disa amendamente nga opozita maqedonase. Për një zgjidhje të pranueshme dhe të qëndrueshme u angazhua edhe qeveria.   
 
SHPËTIM NUREDINI