Maqedoni
VMRO - DPMNE: Paralajmëron rezolutë për intresat kombëtare
02.07.2021 17:53
Kush i pengon dhe kush i mbron më shumë interesat nacionale maqedonase...

Kush i pengon dhe kush i mbron më shumë interesat nacionale maqedonase, ishte shkaku i përplasjes së dy partive më të mëdha maqedonase.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski vlerëson se LSDM rrënjësisht ka dobësuar pozicionet e nacionale maqedonase në skenën ndërkombëtare dhe paralamëron se do të dorëzojë rezolut në të cilën do të përcaktohen dhe mbrohen pozicionet maqedonase në negociatat me Bullgarinë. Mickovski vlerëson se nevojitet një konsensus ndëkombëtar për këtë çështje.
“Vetë rezoluta përmban definicionet dhe qendrimet e mëhershme të ASHMA-së, të universitetit më të vjetër “Kirili dhe Metodij” dhe Kishës Ortodokse mbi çështjen e gjuhës dhe identitetit. Ajo që ne po e ofrojmë nuk është një tekst autorial i VMRO-DPMNE-së, por është tekst që kanë definuar autoritetet më të larta shkencore dhe shoqërore si interes të një shteti i përbashkët. Në këtë mënyrë ne lëmë hahpësire për pranimin e kësaj rezolute nga partitë e tjera politike. Presim mbështetje më të gjërë social në përcaktimin e saj që është interes nacional dhe shtetëror”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
LSDM: VMRO dhe Mickovski punojnë kundër interesave kombëtare
Por LSDM kundërpërgjigjet se VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski janë ata që bllokojnë përparimin dhe që punojnë kundër interesat nacionale të këtij vendi.
“Nëse Mickovski nuk është i sigurt në identitetin dhe gjuhën e tij që flet nuk ka nevojë të dorëzojë rezoluta. Gjuha dhe identiteti maqedonas janë konfirmuar, pranuar dhe njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka nevojë për ndonjë diskutim mbi këto çështje, veçanërisht jo në Kuvendin tonë. Politikan si Mickovski që pengon proceset integruese të këtij vendi nuk mund të ofrojë ndonjë axhend evropiane. Shihet qartë se ai do të shpikë çdo gjë vetëm për të bllokuar politikat aktuale që sjellin përfitimet për qytetarët”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Rezoluta e VMRO-DPMNE mes tjerash përmban që negociatat bilaterale të zhvillohen në mënyrë të barabartë dhe parimore, me respektimin e duhur të së drejtës ndërkombëtare pa asnjë kusht nga njëra palë ose tjetra.
REXHEP QAMILI
