Maqedoni
Asociacioni i kompanive të lojrave të fatit, dislokimi 500 metra nga shkollat i pa pranueshëm
02.07.2021 19:05
Asociacioni i kompanive që organizojnë lojra të fatit dhe shoqata e të punësuarve në këtë sektorë ankohen se Ministria e financave...

Asociacioni i kompanive që organizojnë lojra të fatit dhe shoqata e të punësuarve në këtë sektorë ankohen se Ministria e financave nuk i ka marr parasyshë kërkesat e tyrere gjatë përpilimit të propozim ndryshimeve në ligjin për lojrat e fatit.
Sipas tyre ndryshimet e propozuara parashohin dislokimin e lojrave të fatit 500 metra larg objekteve shkollore, gjë që është vështirë e realizueshme, sepse duke u larguar nga një shkollë afrohesh te një tjetër dhe kështu imponohet mbullja.
Poashtu ata ankohen se dislokimi ka kosto ekonomike që në këto kushte të vështira që i ka shkaktuar pandemia, thonë se është vështirë e përballushme prandaj rrezikohet 10 mijë persona të mbeten pa punë.
“Jemi përfaqësues të kompanive me renome nga BE-ja të cilat në mënyrë indirekte ndihmojnë mes 54 mijë dhe 100 mijë vende pune. Kërkojmë të trajtohemi nga shteti në të cilin investojmë njësoj si investitorët tjerë të huaj. Nuk është e vërtetë se me dislokimin e lojrave të fatit 500 metra nga shkollat mbrohen adoleshentët, ky koncept është I gabuar dhe paraqet populizëm parazgjedhor”, u shpreh Boran Stojmenov nga asiciacioni i organizatorëve të lojrave të fatit.
Nga asociacioni i kompanive që organizojnë lojra të fatit kërkojnë nga deputetët që në komisionin për financa dhe buxhet të organizohet debat publik ku do të shpaloseshin dhe argumentohen kërkesat e tyre, përfshi edhe humbjen buxhetore prej 280 milion euro.
GYLTENE SINANI
