Botë

Varianti Delta: Britania po regjistron viktima, Portugalia rikthen shtetrrethimin

02.07.2021 19:31

Situata epidemiologjike në Indi vazhdon të mbetet shqetësuese...

Në 24 orë janë regjistruar 853 viktima dhe 46, 617 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në mbi 400,000 persona që e bën vendin e tretë në botë me numër kaq të lartë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.

Ndërkohë Britania po regjistron viktima nga varianti Delta edhe pas vaksinimit të popullsisë. Sipas një studimi, 29% e 42 personave që kanë humbur jetën nga varianti Delta, ishin vaksinuar me të dyja dozat. Edhe në Francë rritët numri I rasteve të reja me virusin e ri,ku gjatë 24 orëve të janë regjistruar 2.664 raste të reja të cilat numrin e përgjithshëm deri më tani e ka rritur në 5.775.965.

Portugalia ndërkohë rikthen shtetrrethimin tek një sërë qytetesh për të vënë nën kontroll valën e re të infektimeve me Covid-19 të cilat të enjten u rritën në 2449, shifra më e lartë kjo që prej mesit të shkurtit.

Deri tani me COVID-19 në botë janë konfirmuar183 milionë e 433 mijë e 787 persona. Ndërsa, 3 milionë e 971 mijë e 688 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

167 milionë e 941 mijë e 414 persona janë shëruar nga ky virus.Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 34 milionë e 561 mijë e 403 raste.Pastaj India me 30 milionë e 458 mijë e 251 raste dhe Brazili me 18 milionë e 622 mijë e 304 raste.

LEUNORA KALIQI