Maqedoni
Parashikimi i motit
03.07.2021 12:03
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme lokale..

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here më e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 24 deri në 33 gradë celsius.
Nga nesër pason mot i qëndrueshëm. Do të ketë edhe rritje të temperaturave.
