Brukseli, shqetësime për dialogun politik
Përgjegjësia për mungesën e dialogun politik në Maqedoni i takon edhe qeverisë edhe opozitës, vlerëson raportuesi i ri për Maqedoninë në Parlamentin evropian, Ivo Vajgel. “Problemi më i madh është obstruimi kuvendor.......

Të dyja palët atje duhet të kuptojnë se janë përgjegjëse për ardhmërinë e vendit. Si qeveria, ashtu edhe opozita duhet në vetë të bart pjesë të asaj përgjegjësie”- deklaroi Ivo Vajgel.
Ai, njëherit kërkoi angazhim më të madh edhe nga BE-ja për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, ndërsa kontesti me emrin do të zgjidhej gjatë procesit.
Ndërsa shefi i Diplomacisë i Maqedonisë, Nikolla Popovski, para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka deklaruar se Maqedonia është e gatshme të fillojë bisedimet me BE-në.
“Për momentin, Maqedonia është e përqendruar në atë që Komisioni Evropian e definon si dialog qasës në nivel të lartë, që na konvenon, sepse ka të bëjë me gjyqësorin, mediat, transparencën, reklamimin, marrëdhëniet politike, marrëdhëniet e brendshme ndërmjet aktorëve politik dhe rekomandimet e OSBE-së”- tha Popovski.
