Botë
Lukashenka urdhëron mbylljen e kufirit Bjellorusi-Ukrainë
03.07.2021 12:24
Aleaksandër Lukashenka, sunduesi autoritar i Bjellorusisë...

Aleaksandër Lukashenka, sunduesi autoritar i Bjellorusisë, tha se ka urdhëruar mbylljen e plotë të kufirit me Ukrainën, me pretendimet se nga vendi fqinj po hyn një sasi e madhe armësh.
Njoftimi u bë përmes medias shtetërore, më 2 korrik. Lukashenka nuk i vërtetoi me asnjë fakt pretendimet e tij.
Regjimi i tij po përballet me presion ndërkombëtar për shtypjen e opozitës dhe protestuesve, pas rezultateve të kundërshtuara të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në gusht të vitit 2020.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë vendosur sanksione ndaj entiteteve bjelloruse dhe rrethit të ngushtë të Lukashenkas për dhunën ndaj aktivistëve pro-demokracisë dhe politikanëve të opozitës.
Rezultatet e zgjedhjeve e nxorën fitues Lukashenkan, por opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe Perëndimi ka refuzuar të njohë rezultatet zyrtare si dhe nuk e konsideron Lukashenkan si udhëheqësin legjitim të vendit.
