Botë
Japoni, nga rrëshqitja e dheut fundosen 80 shtëpi
03.07.2021 13:28
Të paktën dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë janë zhdukur pas një rrëshqitjeje....

Të paktën dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë janë zhdukur pas një rrëshqitjeje të madhe dheu që ndodhi si pasojë e ditëve me shi, duke fundosur disa shtëpi në Japoninë qendrore.
Një lum prej balte u përplas drejt disa ndërtesave një pjesë e të cilave u fundosën në Atami, një qytet turistik në jug-perëndim të Tokios. Agjencia për menaxhimin e zjarrit dhe katastrofave, tha se rreth 80 shtëpi janë ‘fundosur’.
“Dëgjova një tingull të tmerrshëm dhe pashë një rrëshqitje balte që rridhte poshtë derisa punëtorët e shpëtimit po i nxisnin njerëzit të evakuoheshin. Kështu që vrapova për t’u ngjitur më lartë”, tha kreu i një tempulli lokal.
“Kur u ktheva, shtëpitë dhe makinat që kishin qenë para tempullit ishin zhdukur”, ka thënë ai.
