Maqedoni
Shoqata e Hotelierëve kërkon më shumë kupona turistik për këtë sezonë
03.07.2021 15:18
Shoqata e hotelierëve në vend kërkon dyfishim të numrit të kuponave të turizmit....

Shoqata e hotelierëve në vend kërkon dyfishim të numrit të kuponave të turizmit. Këtë vit, shteti lëshoi vetëm 1,250 kupona me vlerë prej 200 euro në kupon. Totali i shumës së ndarë për kuponat është 250 mijë euro, që është katër herë më pak se vitin e kaluar, kur u ndanë 1 milion euro mbështetje për ekonominë e turizmit përmes kuponave, që vetëm për mysafirët vendas. Edhe pse këtë vit shuma e kuponit është dyfish në krahasim me vitin e kaluar, hotelierët thonë se janë pak në numër dhe nuk është ndihmë e mjaftueshme për ta.
“Mendojmë që është shumë pak për të mbuluar humbjet që janë shkaktuar tek të gjitha hotelet, duhet të dyfishohet numri. Vitin e kaluar, u përdorën rreth 65%, që do të thotë 650,000 euro të cilat u ndanë në të gjithë hotelet që pranuan mysafirë të tillë dhe ishin një ndihmë, por këtë vit me një numër të reduktuar ndjeshëm nuk do të ketë efekt, dmth ne nuk do të marrim ndonjë ndihmë indirekte nga ata kuponë.”, tha Kërste Blazheski, kryetar i HOTAM.
Ky sezon në brigjet e Liqenit të Ohrit mvaret më së shumti nga mysafirët vendas, por për shkak të lehtësimit të kufizimeve edhe numri i tyre është më i ulët, sepse shumë qytetarë shkojnë me pushime jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse mbështetja nga shteti duhet të rritet, thonë nga shoqata e hotelierive.
“Nuk do të përdoren asnjëherë 100%, kështu që gjithmonë ekziston një përqindje që nuk do të përdorë kuponin ose skan kohë ose për arsye private do të anulojnë, kështu që do të përdoren rreth 1000 kupona dhe kur të shpërndahen në të gjitha hotelet është një numër shumë i vogël.”, tha Blazheski.
Sa u përket turistëve të huaj këtë sezonë pritet që në vend të arrijnë më shumë mysafirë nga vendet fqinje.
ILMIE ZHAKU
