Maqedoni

Problemet me Bullgarinë, VMRO-DPMNE: Bashkë me shkencëtarët ofrojmë rezolutë

03.07.2021 15:40

Në raport me mosmarrëveshjet me Bullgarinë ka ardhur koha të vihen kufijt dhe vijat e kuqe vleërsojnë nga VMRO-DPMNE....

Në raport me mosmarrëveshjet me Bullgarinë ka ardhur koha të vihen kufijt dhe vijat e kuqe vleërsojnë nga VMRO-DPMNE, nga e cila në konsultim me ASHAM-in, universiteitn Shën Kirili dhe Metodi dhe Kishën ortodokse maqedonase, kanë përgatitur një rezolutë e cila do të duhej të miratohet në kuvend, e që do të përmbante edhe qëndrimin  shkencor ndaj kërkesave bullgare. 
 
“Rezolutën që e ofrojmë  është përgjigje ndaj bllokadës, përgjigje për mohimin  e politikave të këqija ndaj Maqedonisë. Propozimi ynë është që partitë politike dhe kuvendi  të arrijnë konsensus  në bazë të tekstit dhe definicioneve shkencore. Propozimi nuk ka formulë politike, nuk ka pozicion partiak  apo axhenda personale, por ka kufi për veçantinë maqedonase, historinë maqedonase, për identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase.”, tha Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Por LSDM ka hedhur posht nevojën për propozimin e VMRO-DPMNE-së, duke vlerësuar se nuk ka nevojë për rezolutë në parlament pasi krerët shtetëror kanë vërtetuar vijat e kuqe se nuk bisedohet  me Sofjen për gjuhën dhe identitetin. VMRO-DPMNE rezolutën do ta dorëzojë në kuvend javën e ardhshme dhe më pas mbetet të vendoset në rend dite për diskutim nga ana e kreut të kuvendit, Talat Xhaferi.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU