Maqedoni
Ish diplomatët: Bullgaria të jetë reale me kërkesat ndaj RMV-së
03.07.2021 15:55
Foumi I Prespës për Dialog përcolli mesazhe të unifikuara nga përfaqësues të SHBA-ve...

Foumi I Prespës për Dialog përcolli mesazhe të unifikuara nga përfaqësues të SHBA-ve, BE-së dhe fuqive rajonale se Sofja duhet të ketë kërkesa reale ndaj RMV-së, pa ndërhyrë në çështjen e identitetit maqedonas. Pamundësia e Basshkimit Evropian për të miratuar vendim për hapjen e biseidmeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vetëm për shkak të nëj shteti anëtarë, nxjerr në pah dy realitete: mungesën e realizimit të idesë evropiane si dhe dobësimin e përfshirjes së saj në Ballkanin Perëndimor, vlerësojnë ish ambasadorët, Ruzhin dhe Filipov.
“Është shumë me rëndësi që pala bullgare të jetë reale dhe të mos provokojë me hakmarrjet që nënkuptojnë humbjen e identitetit të gjuhës. Mesazhet e forumit janë të fuqishme por siç e dimë fqiu ynë është me qeveri teknike dhe shpresojmë se qeveria politike do të ketë kredibilitet të ofrojë zgjidhje.”, tha Nano Ruzhin, ish ambasador.
Vendi dëshmoi kapacitet për vendime të vështira por të gjitha çështjet kanë kufij thot ish ambasadori Georgi Filipov.
“Ne treguam gadishëmri se kemi kapacitete për vendime të vështira siç vepruam me vënjen e përcaktimit gjeografik ndaj emrit të shtetit, megjithatë të gjitha punët kanë kufij, pra edhe Maqedona e Veriut ka kufi se deri ku mund të shkojë me kërkesat që i kanë fqinjët, pa marrë parasysh sa ka qenë investimi për çështje të caktuar.”, tha Gorgi Filipov, ish ambasador.
Për Sofjen zyrtare Forumi i Prespës paraqet një presion dhe lob mbarëkombëtar për të zgjidhur çështjen me vendin tonë, vlerësojnë analistët. Ndryshe, në Ohër nga Bullgaria nuk pati asnjë zyrtarë dhe nuk prezantoi askush në sesione, gjë që ishte edhe një sinjal shtesë së Sofja nuk lëviz aspak nga qëndrimi i saj në raport me problemet e hapura me vendin tonë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
