Maqedoni

Kovid 19, 6 të infektuar, nuk ka të vdekur dhe të shëruar

03.07.2021 16:17

Gjedja epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit rezulton me 6 të infektuar....

Gjedja epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit rezulton me 6 të infektuar dhe asnjë të vdekur si dhe nuk ka pasur persona të shëruar. 
 
Nga tre mijë e 28 të testuar kanë rezultuar vetëm 6 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive aktualish është 153 persona.  Nga minsitria e shëndetësisë njëherit bëjnë të ditur se të Hënën nis vaksinimi i të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme të vendit. Procesi i imunizimit të kuadrit arsimor dhe joarsimor, si pjesë e infrastrukturës kritike, zbatohet për të realizuar procesin edukativo-arsimor me prezencë fizike për vitin shkollor 2021 – 2022. Javën e ardhshme do të fillojë caktimi i termineve për vaksinimin e punonjësve në institucionet e arsimit të lartë – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.