E fundit: Pas pak pritet vendimi i UEFA-s për Shqipërinë

02.12.2014 19:10

Në komisionin e Apelit, në krahasim me atë të Disiplinës, ekzistojnë hapësirat e debatit juridik duke i dhënë mundësinë e vlerësimit të rrethanave në të cilat ndodhën ngjarjen e Beogradit......

Pala shqiptare ka kërkuar 3 pikët në Apel, duke i bazuar argumentet e saj te dhuna e ushtruar si psikologjikisht gjithashtu dhe fizikisht ndaj tyre në stadiumin e “Partizanit” të Boegradit, ndërsa janë paraqitur dhe provat që vërtetojnë këtë pretendim, ndërkohë që pala serbe kërkon që  t’i hiqet penalizimi prej 3 pikësh për shkak të dhunës së tifozerisë së saj.

Në komisionin e Apelit, në krahasim me atë të Disiplinës, ekzistojnë hapësirat e debatit juridik duke i dhënë mundësinë e vlerësimit të rrethanave në të cilat ndodhën ngjarjen e Beogradit. 

3 janë vendimet që mund të merren në Apel, ku i pari është lënia në fuqi e vendimit të Disiplinës, i dyti riluajtja e ndeshjes pa tifozë në një fushë asnjanëse dhe e treta, dhënia e 3 pikëve në tavolinë Shqipërisë.

Komisioni Juridik dëgjoi në një seancë maratonë argumentimet e të dyja palëve dhe ndryshe nga sa u raportua se do të ketë një datë tjetër për vendimin, ku vendimi pritet te jepet sot ne cdo moment.

Mirëpo, pas disa orë diskutimesh, nuk ka asnjë sinjal që pala shqiptare të marrë pretendimet e saj që në këtë shkallë të gjykatës sportive të UEFA-s.

Në rast se vendimi i Apelit nuk do të jetë ai që përmbush pritshmëritë tona, Federata Shqiptare e Futbollit do i drejtohet menjëherë Këshillit të Arbitrazhit Sportiv që është edhe shkalla më e lartë e gjykatave sportive.