Botë

Prishtinë, Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

03.07.2021 16:49

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.....

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai në këtë post u zgjodh në konventën e dhjetë partiake. Krasniqi pas votimit ka thënë se prej sot do të vazhdohet rrugëtimi i përbashkët i PDK-së së drejtuar nga ai, në hapat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
 
"Nuk bëhet fjalë vetëm për dy liderë të PDK-së, por bëhet fjalë edhe për dy liderë të Kosovës. Sepse, le të thotë kush çka të dojë, por pa këta liderë, nuk do të kishte shtet të Kosovës, as në kohën kur kemi dashur ta kemi, as si kemi dashur ta kemi, e as si duam ta kemi në të ardhmen”, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
 
Krasniqi është zotuar se do të punojë pandalshëm I vetëdishëm për sfidat e shumta, ndërsa premtoi se do të bashkëpunojë me secilin nga anëtarët e partisë. 
 
“Pa dyshim se do të kemi shumë pengesa dhe jam absolutisht i sigurt se nuk do të jetë fare e lehtë, por unë e njoh shpirtin e partisë sonë të përbashkët. E njoh vullnetin që buron nga secili prej jush këtu dhe buron nga ata dhjetëra-mijëra anëtarë të partisë sonë. Duke u bazuar në këtë energji të pashtershme, unë jam i sigurt se bashkë do t’ia dalim”, tha Krasniqi.