Maqedoni
ASH-Alternativa, akuza për keq menaxhim me sh.m “Zef Lush Marku”
03.07.2021 17:17
Kualicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë ngritur dyshime për menaxhim të keq...

Kualicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë ngritur dyshime për menaxhim të keq me shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup. Ata kanë ngritur dyshime se nuk është bërë pranimi teknik i objektit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup ku mësojnë mijëra nxënës.
“A rrezikoi dikush me vetëdije jetën e nxënësve, mësuesve dhe stafit tjetër vetëm për hir të fitimit të pikëve politike? A shprehet përsëri, si shumë herë më parë mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të BDI-së!? Pyetja e dytë, është: E njëjta shkollë e drejtuar në librat kadastralë, pra në planin e detajuar urbanistik të Komunës së Butelit, qëndron si një ndërtesë e ndërtuar ligjërisht ose si ndërtim i paligjshëm? Nëse figuron si ndërtim i paligjshëm, a ka filluar procedura e legalizimit dhe deri ku ka arritur procedura?”, tha Zudi Koka, nga Aleanca për Shqiptarët.
