Maqedoni

Prishja e ushqimit, rrezik për shëndetin, ushqimi të ruhet në tempertaura të ulëta

03.07.2021 17:44

Temperaturat e larta shumë lehtë dhe shpejtë mund të shkaktojnë prishjen e produkteve ushqimore...

Temperaturat e larta shumë lehtë dhe shpejtë mund të shkaktojnë prishjen e produkteve ushqimore, nëse të njejtat nuk janë të izoluara mire dhe nuk ruhen në vende ku temperatura mund të kontrollohet. Dietologia Valbona Kadriu për TVM 2 sqaron se produktet e qumështit dhe mishit janë në listën e parë të produkteve që mund të prishen shumë lehtë nëse ekspozohen në diell. Ajo më tej shton se tregjet është mire të frekeunetohen për blerjen e frutave dhe perimeve që përbajnë sasi të lartë të ujit, nëdërsa produketet tjera të blihen në mishtore dhe markete ku temperaturat janë të kontrolluara. Nëse dyshojmë se kemi konsumuar produkte të dyshimta mund të dyshojmë për helmim me ushqim. 
 
“Në hamendjen më të vogël nëse kemi një fryerje të produktit, një ngjyrë apo erë të dyshimtë, automatiksht të evitohen nga përdorimi. Nëse neve dyshojmë që kemi konsumuar një ushqim që nuk ka qenë mirë i përgaditur dhe i kemi simptomat mund të dyshojmë për një helemim. Janë kryesisht kokëdhimbje e madhe që nuk përjetohet lehtë, barkëqitje dhe vjellje.”, tha Valbona Kadriu, dietologe.
 
Që të parandalohet helmimi i mundshëm Dietologia Kadriu,  sqaron se produktet më të ndjeshme duhen ruajtur në temperatura të ulëta, sidomos gjatë sezonit të verës.  
 
“Të gjitha produktet që janë më të ndjeshme qoftë ato të mishit apo qumshtit duhet të ruhen në temepratura të ulta nën 6 grad celsisius apo katër. Mishi sidomos i pulës duhet të jetë  i zier mbi 70 grad celsius sepse është proidukt i ndjeshëm dhe nëse ky mish është i helmuar atëherë mundet të jeët edhe vdjekjeprurës. Të gjithë perosnat që e parapëlqejnë mishin jo të  gatuar mirë është mirë që të evitohet gjatë sezonit të verës.”, tha Valbona Kadriu, dietologe.
 
Edhe Agjencia e Ushqimit fton qytetarët të mos  konsumojnë  ushqim me paketim të dëmtuar, të fryrë ose të plasaritur. Nëse ushqimi konsumohet  në objektet hotelierike, duhet patur kujdes që ato të jenë operatorë me ushqim që kujdesen për higjienën dhe sigurinë dhe që  kanë një reputacion të mirë. Në objektet për ushqim të shpejtë të shmanget përdorimi i shtojcave: majonezë,  kremëra sallata dhe salca. 
 
FLUTURA LATIFI