Botë

OBSH: Varianti Delta është përhapur në 100 vende

03.07.2021 18:03

Në rreth 100 vende dhe rajone është regjistruar varianti Delta i virusit korona bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Në rreth 100 vende dhe rajone është regjistruar varianti Delta i virusit korona bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Varianti Delta transmetohet shumë më lehtë prandaj bota ndodhet në periudhë të rrrezikshme me pandeminë thonë nga OBSH.
 
“Në ato vende me përqindje të ulët të vaksinimit po përsëriten skenat e tmerrshme të spitaleve, por asnjë vend nuk është ende jasht rrezikut. I kam ftuar liderët në mbar botën që deri në vitin e ardhëshëm, në këtë periudhë, të sigurojnë mundësiu që 70% e njerëzve në të gjitha vendet të jenë vaksinaur. Në këtë mënyrë do të përfundojë faza acute e pandemisë.”, tha drejtori i përgjithshëm i OKB-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
  
“Jemi të shqetësuar për shkak të variantit delta të virusit. E shohim se përhapet më shpejtë dhe përqindjet e infektimit po rriten. Lajmi I mirë është se vaksinat janë efikase kundër variantit delta. Personat e vaksinaur me dy doza janë të mbrojtur mirë nga variant delta.”, tha kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen.
 
Ekspertët gjerman thonë se variant i virusit delta përhapet më shpejtë por vdekshmëria është më e vogël. Qeveria gjermane klasifikoi si zona me rrezik Qipron dhe Katalonjën, dy destinacione të njohura pushimesh. Edhe tri zona në Norvegji dhe Spanjë, do të përfshihen gjithashtu në të njëjtin klasifikim”, njoftoi instituti ”Robert Koch”. Sipas sistemit gjerman, vendet dhe rajonet klasifikohen si zona me rrezik nëse niveli i incidencës shtatë ditore – numri i rasteve të reja për 100 mijë  banorë në një javë – është më i madh se 50.
  
Ndërkohë Rusia raportoi shifër rekorde të të vdekurve nga Covid-19 për të pestën ditë me radhë. Raportohet për 697 të vdekur për 24 orë, si dhe 24.400 raste të reja të infektimeve.
 
ERSAN PAJAZITI