Zyrtare: UEFA ia konfirmon edhe një herë fitoren Serbisë
02.12.2014 19:52
Ashtu edhe siç pritej, Apeli i UEFA-s nuk ka bërë asnjë ndryshim të vendimit të mëparshëm, duke rikonfirmuar fitoren e Serbisë në tavolinë, me rezultat 3:0....

Sipas informacioneve të fundit komisioni i apelit pranë UEFA-s ka vendosur që të mos e ndryshojë vendimin e marrë për ndeshjen Serbi – Shqipëri.
“Supersport” raporton se tashmë është konfirmuar vendimi i komisionit të Apelit, dhe i cili kësaj radhe nuk ka ndryshime.
Pala shqiptare kërkoi tri pikët në tavolinë pas incidenteve ku brutalisht lojtarët u sulmuan nga lojtarët dhe tifozët terroristë serb.
Pritet dhe konfirmimi zyrtar nga UEFA në orët në vazhdim.
