Maqedoni
VMRO-DPMNE: Rezuluta për vijat e kuqe së shpejti në kuvend
04.07.2021 13:24
VMRO DPMNE e ka gai tekstin e propozim rezulutës për linjat e kuqet mqedonase...

VMRO DPMNE e ka gai tekstin e propozim rezulutës për linjat e kuqet mqedonase, që kanë të bëjnë me çfardo mohimi të identitetit gjuhësorë kulturorë dhe nacional maqedonas. Rezuluta për çështjet kombëtare miratohen edhe në shtetet e BE-së theksojnë nga VMRO-DPMNE, sipas të cilëve propozimi i tyre bazohet në akrtën e Kombeve të Bashkuara dhe Konventën për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës në Stazburg.
“Vlerësojmë se kuvendi si shtëpi ligjvënëse është vendi i vërtetë, ku në vend të polarizimit, forcat politike duhet të bashkohen dhe të miratojnë rezulutë të përbashkët. Rezultua rreth çështjeve kombëtare Miratohen edhe në Bullgari, edhe në Gjermani, edhe në Slloveni, edhe në Rumani edhe në Itali. Atëherë pse Maqedonia do të ishrte prëjashtim? Dhe pse pushteti nuk do të ishte i gatshëm në kuvend të hapim debat dhe të ndërtojmë konsenzus të gjërë për propozim rezulutën për vijat e kuqe maqedonase?.”, tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Kuvendi nuk duhet të diskutojë a jemi maqedonas
Por nga LSDM vlerësojnë se nuk ka nevojë për kurfar debati aq më pak në kuvend rreth gjuhës dhe identitit maqedonas të cilat janë të konfirmuara ndërkombtarisht.
“Hristian Mickovski është humbur aq shum në bllokadat e tij dhe kërkon që Kuvendi të diskutojë nëse jemi maqedonas që flasim gjuhë maqedone dhe kemi veçuri e identitet maqedonas. Tër Evropa, tër bota e din se cilat janë pozicionet tona rreth identitetit, por duket se vetëm Mickovski dhe VMRO-DPMNE nuk janë të sigurt në këtë”, theksojnë nga LSDM duke kundërshtuar propozim rezultuën e VMRO-DPMNE-së.
ASH-Alternativa: Ende nuk kanë qëndrim për rezulutën e VMRO-së
Në rrethana kur nuk gëzojnë përkrahjen e LSDM-së nga VMRO-DPMNE paralajmërojnë se ditëve në vijim do të kërkojnë përkrahjen e deputetëve të kualicionit ASH-Alternativa, PLD, PRM-së, Lidjes Demokraitke, Partisë e Majta dhe parti tjera. Por Kualicioni ASH-Alterativa ende nuk ka qëndrim rreth propozim rezulutës së VMRO-DPMNE-së.
“Ne nuk kemi vendim definitiv a do ta përkrahim atë rezulutë këtyre ditëve do të ketë mbeledhje kryesia qëndrore e ASH-së sëbashku me Atlerantivën, mesiguri do ta sjellim vendimin përfundimtar dhe deputetët tanë nesër ose pasnesër do ta tegojnë qëndrimin definitiv në pres konferencë në kuvendin e RMV-së.”, tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se kjo rezultutë do ti përforcoj pozicionet diplomatike maqedonase si dhe do të dërgoj një porosi të qartë te Bullgaria dhe miqt tanë në BE.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
