Maqedoni

Taravari: Gruevizmi u zëvendësua me Zaevizëm

04.07.2021 13:52

LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk dallojnë asgjë nga njëra tjetra, madje Gruevizmi...

LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk dallojnë asgjë nga njëra tjetra, madje Gruevizmi është zëvendësuar me Zaevizëm. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i pyetur rreth mundësive për kualicionime me partitë e bllokut maqedonas në zgjedhjet lokale. 
 
“LSDM-ja nuk dallon diçka prej regjimit të kaluar të Gruevskit, për VMRO-në tani të refoirmuar nuk mund të themi diçka sepse nuk kemi ndonjë përvojë. Mendoj se ja vlen tu jepet shanca dhe të ulemi të bashkëpunojmë me të gjitha partitë politike për bashkëpunime të mundëshme, në komuna ku ato kanë njëfar anëtarësie prej të cilave mund sëbashku të përfitojmë dhe të fitohet.”, tha Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i ASH-së. 
 
Taravari tha se kualicioni ASH-Alternativa do të jetë i gatshëm për bashkëpunim dhe kualicione nëpër komuna edhe me parti maqedonase edhe shqiptare edhe turke edhe rome, me synimin që të sigurohet fitore.Sa u përket kandidaturave të kualicionit ASH-Alternativa, Taravari tha se sipas të gjitha gjasave ai do të rikandidojë për kryetarë të Gostivarit, por zyrtarisht përcaktimi i kandidatëve të kësaj partie do të fillojë nga 15 korriku deri më 15 gusht. 
 
Taravari: Opozita ka afate për ligjin e shtetësisë
 
Njëherit Taravari tha se janë në pritje që kuvendi republikan të miratojë ligjin për shtetësi për të cilin kanë vendosur disa afate dhe nëse nuk do të ndodh kjo, atëherë opozita nuk do të rrinë duarkryq. 
 
“Shpresojmë se do të gjendet zgjidhje, ne i kemi dhënë edhe disa afate derisa të zgjidhet lijgji për shtetësi, nëse nuk ndodh edhe ne i kemi potezat e ardhëshëm që do ti luajmë si parti politike me të vetmin qëllim që të mos ketë njerëz pa shtetësi në RMV.”, tha Taravari.
 
Taravari: Pse nuk po zbatohet projekti “mirë se erdhe bebe”?
 
Taravari njëheri pyeti minsitrinë e shëndetësisë dhe qeverinë, pse nuk po zbatohet proekti “mirë se erdhe bebe” i filluar në kohën kur ai ishte ministër i shëndetësisë, i cili mundësonte që të gjith fëmijët e posa lindur në klinikat e gjinekologjisë dhe akusherisë në vend, brenda 48 orësh të paisen me çertifikatën e lindjes, nëse prindët e kanë vendosur emrin e foshnjes. Moszbatimi i këtij proekti, i detyron prindët të sorollaten nga dy tre javë nëpër sportele për të siguruar çertifikatat e fëmijëve të porsalindur tha Taravari, prandaj ai kërkoi që ky prekt të rikthehet në zbatim që tu lehtësohet prindëve. 
 
ERSAN PAJAZITI