Maqedoni
KSI, të hënën analizon rrezikun nga Delta
04.07.2021 14:49
Komisioni për Sëmundje Infektive të hënën do të mblidhet për të analizuar gjendjes epidemiologjike....

Komisioni për Sëmundje Infektive të hënën do të mblidhet për të analizuar gjendjes epidemiologjike në vend dhe rrezikun eventual për përhapjen e variantit delta të virusit korona, që është bërë shqetsim në disa vende të botës. Komisioni, do të vlerësojë nëse është e nevojshme të aplikohet testimi për hyrje në Maqedoninë e Veriut dhe rreth masave të reja eventuale parandaluese.
Aktualisht vetëm për udhëtarët nga India që hyjnë në Maqedoninë e Veriut vlen masa e karantinës 14 ditore, ndërsa për udhëtarët nga vendet tjerët hyrja nuk është e kushtëzuar.
Danillovski: Ka rrezik real për arritjen e variantit Delta
Epidemiologu Dragan Danillovski thot se rreziku për arritjen e lloit delta në vend është real pasi është 60% më infektues se lloi britanik. Ai prederon aplikimin e pisiar testeve për të gjith që futen në Maqedoninë e Veriut.
“Ai do të jetë më I theksuar në vjeshtë kur ftohet koha. Megjithate nuk pres nuër të madh rastesh sepse imuniteti I arritur në mënyrë natyrore por edhe me anë të vaksinave paraqet pengesë, por prs të ngarkohet sistemi shëdnetësor sepse imuniteti që e kemi arritur mbron nga format e rënda dhe vdekja.”, tha Dragan Danillovski epidemiolog.
Danillovski: Më të rrezikuar të pa vaksinuarit
Më në rrezik për tu prekur nga variant delta I virusit korona janë të pa vaksinuarit thot Danillovski.
“Do të sëmuren të pa vaksinuarit kryesisht të rinjët dhe ata që nuk do të arrijnë të vaksinohen ose nuk dëshirojnë të vaksonohen, prandaj do të ishe mençuri të vendosen bariera që të mos vijë deri te depërtimi I menjëhershëm I virusit.”, tha Danillovski.
Ndërkohë rapoirtet e minsitrissë së shëndetësisë për gjendjen epidemiologjike në vend prej disa ditësh flasin për situatë stabile. Edhe në 24 orët e kaluara nga 2.760 të testuar janë regjistruar vetëm 4 raste pozitive, 6 pacient janë shëruar derisa nuk ka pasur asnjë të vdekur. Numri i rasteve aktive në vend aktualisht arrinë në 151 të infektuar, 67 prej të cilëve janë në kryeqendër, pason Tetova me 19, Kërçovë 13, Ohri 11, Kumanova me 10 raste aktive ndërsa në qytetaet tjera ka më pak se 6 të infektuar. Në 18 komuna të vendit nuk ka asnjë të infektuar me Kovid 19.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
