Maqedoni

DASH: RMV nuk lufton sa duhet trafikimin me njerz

04.07.2021 15:15

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi trafikimin e qenieve njerëzore në botë, për vitin 2021.                                                               
 
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi trafikimin e qenieve njerëzore në botë, për vitin 2021.                                                               
 
Në raport thuhet se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, por po bën përpjekje të rëndësishme në atë drejtim. Raporti thekson se pavarësisht ndikimit të dokumentuar të pandemisë Covid-19 në kapacitetin antitrafik, qeveria në tërësi ka demonstruar një rritje të përpjekjeve krahasuar me kërkimet e mëparshme, dhe për këtë arsye vendi mbetet në kategorinë e dytë. Këto përpjekje përfshijnë akuza kundër trafikantëve, si dhe dënime të rënda me burg.
 
Megjithatë, qeveria nuk ka përmbushur standardet minimale në disa fusha kryesore, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit. Qeveria ka ndarë fonde për mbrojtjen e viktimave në përpjekjet për të luftuar pandeminë, me çka ka rrezikuar funksionimin e ekipeve lëvizëse për të identifikuar viktimat e trafikimit, si dhe duke siguruar strehimore për ato viktima. Në raport thuhet se policia nuk ka pajisje të përshtatshme për të gjetur viktimat, as pajisje për të kryer hetime proaktive.