Botë

SHBA, shënohet 245 vjetori i pavarësisë

04.07.2021 12:07

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 korrikun Ditën e Pavarësisë.....

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 korrikun Ditën e Pavarësisë.

Pikërisht më 4 korrik para 245-vitesh u shpall pavarësia e shtetit amerikan që deri atëherë ishte koloni angleze. Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. Me rastin e ditës së pavarësisë së SHBA-ve nuk kanë munguar urimet e liderëve botërorë, përfshi Kryemisnitrin e RMV-së Zoran Zaev, atë shqiptar Edi Rama dhe Kryemisnitrin e Kosovës Albin Kurti. Ambasada amerikane në Shkup si zakonisht organizon festë në ditën e pavarësisë, pjesë e së cilës janë edhe fishekzjaret.