Maqedoni

Fëmijët refugjat nga Maqedonia e Egjeut shënojnë 72 vjetorin e dëbimit

04.07.2021 16:10

Lidhja e shoqatave të maqedonasve dhe fëmijëve refugjatë nga pjesa e Maqedonisë së Egjeut...

Lidhja e shoqatave të maqedonasve dhe fëmijëve refugjatë nga pjesa e Maqedonisë së Egjeut që ndodhet në Greqi, me vendosjen e kurorave të luleve në përmendoren e fëmijëve refugjatë dhe të dëbuarve me dhunë nga ajo pjesë e Greqisë e shënuan 72 vjetorin e dëbimit. Nga lidhja “Makedos” kërkojnë nga qeveria respektimin e detyrimeve nga rezoluta për refugjatët
 
“Kërkojmë që qeveria ta reformon këshillin të trupit koordinues në kuadër të minstrisë së punëve të jashtme për çështjen e Egjeut, e cila u formua me vendim të qeverisë në 10 shtator dhe 11 maj të vitit 2009.”, tha Aleksandar Janevski, kryetar i lidhjes së shoqatave të fëmijëve refugjatë. 
 
Kongresi botëror maqedonas me propozim për pajtim maqedono-grek dhe maqedono-bullgar dhe marrëveshje për paqe të përjetshme  mes vendeve në bazë të principit të së drejtës ndërkombëtare.
 
“E para, respektim I ndërsjellë dhe mirëkuptim, e dyta, bashkëpunim për të gjitha çështjet me interes, e treta, të mos ketë ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve sovrane dhe e katërta reciprocitet në marrëdhëniet e dyanshme.”, tha Todor Petrov nga kongresi botëror maqedonas.
 
Kurora lulesh para përmendores së fëmijëve refugjatë vendosën përfaësues të shoqatave dhe disa partive politike.
 
ERSAN PAJAZITI